Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të zgjatet. Gradualisht do të rivendoset jeta sociale dhe ekonomike.
Me dy muaj zgjatet afati, në të cilin do të jenë në fuqi të gjitha masat për mbështetje të ekonomisë. Disa masa sociale do të jenë në fuqi deri në shtator, të tjera – deri në fund të vitit. Kjo do të bëhet me anë të miratimit në Kuvendin Popullor të një ligji të posaçëm, njoftoi ministri i financave Vlladisllav Goranov.
Me amendamente në Ligjin për Shëndetësinë ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev do të shpallë situatë të jashtëzakonshme të epidemisë dhe do të përcaktojë rregulla të posaçme për të, deklaroi vetë Ministri Ananiev. Aktet administrative të ministrit të shëndetësisë mund të apelohen në dy instanca gjyqësore.
Pas datës 13 maj sistemi i drejtësisë do të rifillojë punën e vet të zakonshme. Mbetet vetëm ndalimi i sekuestrimeve të pasurive, shpjegoi ministri i drejtësisë Danaill Kirillov.
Nuk do të ketë provime shtetërore (“vlerësim të jashtëm shtetëror”) për nxënësit e klasave të 4-të dhe të 10-të, informuan nga qeveria.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..