Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza shkatërroi tregtinë e automjeteve

Foto: arkiv

Shitjet e automjeteve të reja gjatë prillit shënon rënie 73% - këtë e tregojnë të dhënat e Policisë Rrugore. Gjatë prillit janë blerë 1079 makina të reja, duke pasur parasysh se numri i tyre gjatë të njëjtit muaji një vit më parë ka qenë 4021. Tek makinat e vjetra rënia është 60%. Në muajin prill 2020 janë realizuar 7 750 kontrata në krahasim me 19 250 një vit më parë.

Rënia tek kamionët mbi 12 tonë është 91% dhe kontratat e tilla janë vetëm 63. Janë blerë 54% më pak automjete të vjetra.

Më 1 maj automjetet e regjistruara në Bullgari janë 3,8 mln dhe kjo do të thotë se rritja e tyre në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është 118 000. 2,85 mln prej tyre janë makinat dhe rritja e tyre është 82 366.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Brenda një muaji, Bullgaria është përmendur 7 herë si një vend i lidhur me ushqime të rrezikshme

Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..

botuar më 25-10-21 4.11.MD
Presidenti Rumen Radev

Mediat publike botërore diskutojnë sfidat bashkëkohore në Sofje

Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..

botuar më 25-10-21 1.55.MD

BNR organizon takimin vjetor të mediave publike nga pesë kontinente

Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..

botuar më 25-10-21 11.23.PD