Lagja “Kalaks” në qytetin Pernik (Bullgari Perëndimore) u evakuua pas një avarie në depon për hi mbeturinor në centralin vendor termik elektrik. Avarinë e inspektuan personalisht ministrat e ekonomisë, të mjedisit dhe të punëve të brendshme. Ai i fundit siguroi se nuk ka rrezik për njerëzit që banojnë në afërsi të avarisë, ndërsa evakuimi është zhvilluar në mënyrë preventive. Filloi hetimi i shkaqeve të avarisë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..