Bullgaria është ndër pesë vendet e para që janë më të pavarura në BE nga ana energjetike, pohon “Eurostat”. Këto të dhëna janë për vitin 2018. Varësia energjetike e Bullgarisë është pakësuar gjatë periudhës 2010-2018 – nga 50% deri më 45%. Mesatarisht për Evropën varësia energjetike është 58%.
Ekonomia bullgare mbetet e varur nga qymyri. Energjia e prodhuar prej qymyrgurit përbën 1/3 prej “miksit energjetik” të vendit për vitin 2018. Nafta përbën 25% prej tij. Pjesa e energjisë bërthamore është 22%, e gazit natyror – 14%, e energjisë ripërtëritëse – 13%.
Sipas statistikës evropiane Bullgaria është vendi i BE-së me çmimet më të ulëta të energjisë për përdorim nga popullsia.
Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..
Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..
Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..
Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin..
Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..