Gjatë 24 orëve të fundit u konstatuan 46 raste të reja të koronavirusit. 22 prej të infektuarve janë vendosur në spital, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të ripohuara në vend arriti 1911, njoftoi sekretari i Shtabit Operativ Kombëtar doc. Dimo Dimov në briefingun e sotëm të mëngjesit në Këshillin e Ministrave.
Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit janë 21, ndërsa numri i tyre total shkoi në 422.
Krahinat e regjistruara me raste të koronavirusit në vend janë 11, ajo e re është Tërgovishte.
Në Kërxhali u konstatua një rast i ripozitivimit të infeksionit të koronavirusit.
Raste të tilla ka edhe në shumë shtete të tjera. Sipas ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk bëhet fjalë për infektim të ri, por për ripozitivimin e koronavirusit, i cili ka migruar në traktin e poshtëm të frymëmarrjes, shpjegoi doc. Dimov.
Ndër punonjësit mjekësorë ka akoma 5 raste të reja, 4 mjekë dhe 1 infermiere, dhe kështu numri i tyre i përgjithshëm bëhet 206.
Numri i të vdekurve arriti 88 veta, ndërsa ai i të shëruarve – 422.Një rrjet i madh kriminal për trafikim të vlerave kulturore dhe pastrim parash është shkatërruar nga Prokuroria Bullgare, Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuarpranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së..
Regjimi për importimin e mallrave bujqësore nga Ukraina do të mbetet i nënshtruar licencimit vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë nga një deklaratë e publikuar nga ministritë e ekonomisë, mjedisit dhe të bujqësisë, e cila parashikon vazhdimin e regjimit..
Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2..