Lokomotivë Plovdiv mundi Levskin me 3:0 në një ndeshje virtuale prej turneut për kupën e Bullgarisë. Ndeshja, e cila u zhvillua përmes platformës FIFA 20 Ultimate Team, ishte me qëllim bamirës në përkrahje të betejës kundër Covid-19.
Lojtarët, yje të tanishme dhe legjenda nga e kaluara, drejtoheshin nga futbollistë të tanishëm të dy skuadarve Lokomotivë dhe Levski.
Të shtunën tjetër do të zhvillohet ndeshja revansh, ku mikpritësi do të jetë Levski.Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...
22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..