44 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 1126 testimet e bëra. Krahinat e prekura janë: Bllagoevgrad – 15, Sofje – 7, Pazarxhik – 5, Vidin dhe Kjustendill – nga 4, Jamboll – 3, Pleven – 2, në Vraca, Kërxhali, Montana dhe Sliven – nga 1.
Numri më i madh i rasteve të infeksionit në rrethin e Blgaoevgradit i detyrohen vatrës së zbuluar në një fshat të krahinës Satovça. Këtë e bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19.
Testimet e zhvilluara deri tani në vend janë gjithsej 57 231, ndërsa rastet e konfirmuara të infeksionit janë 1955. Në spitale janë vendosur 389 pacientë, 56 prej të cilëve janë në repartet intensive.
Deri tani nga Covid-19 kanë vdekur 90 pacientë. Të shëruarit janë 444.Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..
Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..
Një zhvillim bullgar për një mjet lundrues elektrik fitoi njohje ndërkombëtare, duke u kualifikuar për raundin final të çmimeve prestigjioze The Gussies Electric Boat Awards 2025. Këto çmime synojnë anijet dhe jahtet elektrike më inovative dhe më të..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data,..