Ministri i shëndetësisë doli me urdhër me të cilin lejohen sportet kolektive për amatorë në të hapur, duke përfshirë futbollin, basketbollin, volejbollin. Pjesëmarrësit duhet të jenë deri në 10 veta dhe të respektojnë masat kundër epidemisë. Nuk lejohet shfrytëzimi i banjave dhe dhomave të ndërrimit, si dhe prania e publikut. Në po këtë urdhër ministri ndalon shfrytëzimin e sistemeve të ajrit të kondicionuar në muzetë, galeritë, bibliotekat, kinematë në të mbyllur.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..