Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bashkimi Evropian mbështet dega në krizë me skemë garancie prej 50 milionë eurove”

Foto: ec.europa.eu

Fondi Evropian i Investimeve dhe Komisioni Evropian do t’u ndihmojnë personave fizikë dhe organizatave, të cilat duan të investojnë në zotësi dhe arsim. Mekanizmi kryesor i garancisë do të jetë në përmasë të 50 milionë eurove dhe do të sigurojë mbështetje për disa nga sektorët që janë në gjendje më kritike në këtë moment, si shëndetësia, arsimi, sigurimi, ekonomia digjitale dhe ajo e gjelbër.

Qëllimi është që mundësisht një numër më i madh njerëzish dhe ndërmarrjesh të mund të përfitojnë nga kjo skemë e financimit të borxheve, e cila stimulon investimet në arsim, zotësitë dhe zhvillimin e mjeshtërive - komenton euro deputeti Asim Ademov. - Kjo është me rëndësi të madhe, sepse është pjesë nga vendimi sesi më shumë njerëz të mund të gjejnë punë dhe të mund të përshtaten ndaj nevojave në ndryshim të ekonomisë evropiane.”  

Iniciativa është me rëndësi të veçantë sot, kur milionë qytetarë evropianë  gjenden në gjendje të vështirësuar ekonomike për shkak të pandemisë nga koronavirusi, mendon akoma euro deputeti bullgar. Sipas fjalëve të tij, investimet në zotësitë do të kontribuojnë rritjen dhe do të përshpejtojnë rivendosjen e ekonomive.

“Fondi Evropian i Investimeve do t' sigurojë garanci maksimale falas ndërmjetësve të zgjedhur financiarë, të cilët formojnë portofola të rinj të financimit të borxhit - sqaron Asim Ademov. - Kurse kjo do të thotë se marrësit do të kenë prani deri tek financimi i borxhit në forma të ndryshme. Për shembull kredi, pagesa të shtyra, hua të cilat lidhen me të ardhurat përmes ndërmjetësve të specializuar financiar si institucione financiare, universitete, qendra për arsim profesional. Në sajë të garancisë nga Bashkimi Evropian, kandidatët e miratuar do të disponojnë prani më të lehtë deri tek financimi me kushte shumë më të mira”.

Sipas nënkryetarit të Komisionit Evropian Margaritis Schinas, i cili përgjigjet për afirmimin e mënyrës evropiane të jetesës, skema e garancisë ka potencialin të mobilizojë 200 milionë euro investime, të cilat të kontribuojnë për formimin e shoqërive dhe ekonomive më të qëndrueshme, derisa Evropa po rivendoset nga pandemia. “Mekanizmi i garancisë u ofron studentëve dhe ndërmarrjeve mundësi të reja për rritje në kushtet e ndryshimeve digjitale dhe kalimi drejt një ekonomie pa emetime të karbonit, si dhe një përshtatje më të lehtë  ndaj mjedisit i cili ndryshon në kohërat aktuale të krizës”, shton Alain Godard, drejtor ekzekutiv i Fondit Evropian të Investimeve.

Nga instrumenti i ri do të mund të përfitojnë studentët, të cilët kanë dëshirë që të vazhdojnë arsimin e vet dhe të përsosin mjeshtëritë e veta në mjedisin akademik. Do të përkrahet po kështu dhe e ashtuquajtura lëvizshmëri e njerëzve që ndjekin programet arsimore në vendet e tjera nga Bashkimi Evropian. Skema e mekanizmit është e përshtatshme  dhe për ndërmarrjet evropiane, të cilat investojnë në zhvillimin e aftësive të nëpunësve të vet, që të risin prodhueshmërinë dhe të ruajnë vendet e tyre të punës. Në vend të tretë, mekanizmi i garancisë do t’u ndihmojë organizatave evropiane, të cilat janë aktive në përsosjen e zotësive - përfshi dhe përmes mjeteve digjitale në arsimim, në krijimin e projekteve arsimore. Në këtë kategori përfshihen po kështu kopshtet , shërbimet në moshën e hershme të fëmijërisë dhe organizata të tjera të ngjashme.

Përse Evropa e ve aksentin mbi zotësitë pikërisht sot, kur sektorë të tërë  kanë ngrirë veprimtarinë e vet, shumë njerëz qëndrojnë përball domosdoshmërisë që të mbijetojnë dhe shumë profesione janë të kërcënuar që në të ardhmen e afërt të zhduken për shkak të zhvillimit të teknologjive?

Me zhvillimin e teknologjive digjitale që të gjitha profesionet evoluojnë - thotë akoma euro deputeti bullgar Asim Ademov. - Shikojmë se edhe shkolla nuk është më e tillë siç e mbajmë mend - sistemi i arsimit po kështu ndryshon dhe digjitalizohet. Dhe që të mund të sigurojmë  kalimin nga arsimi drejt botës profesionale, është me rëndësi që t’i japim fjalën biznesit, i cili do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në arsim duke treguar nevojat e veta. Kurse arsimi nga ana e vet, do të duhet të përshtatet ndaj këtyre nevojave specifike. Prandaj është me rëndësi që të mund të zhvillojmë mjeshtëritë e njerëzve të rinj kundrejt nevojave  të botës e cila ndryshon në mënyrë dinamike, që të mund të jenë konkurrent në tregun e punës. “

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ec.europa.eu, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD