Sofja mbeti në vendin e shtatë nga 18 qytetet që morën pjesë në Konkursin e Komisionit Evropian për qytete të gjelbra.
Në klasifikim Sofja është në vendin e parë në kategoritë “Cilësia e ajrit” dhe “Administrimi i integruar”. Ajo paraqitet shumë mirë për nga treguesit “Adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike” – në vend të tretë, “Zbutja e ndryshimeve të klimës” – në vend të katërt dhe “Energjetika” – në vend të katërt. Në kategoritë “Mbeturinat” dhe “Rritja e gjelbër dhe inovacionet ekologjike” Sofja është përkatësisht në vend të gjashtë dhe të shtatë.
Juria prej ekspertësh ndërkombëtarë i rekomandon kryeqytetit tonë përmirësim të arritjeve të tij në sferën “Mobiliteti urban”, si dhe punë të forcuar mbi temat “Shumëllojshmëria biologjike”, “Shfrytëzimi i qëndrueshëm i tokës”, “Ujërat” dhe “Zhurma”.
Në finale u klasifikuan qytetet Dijon, Grenoble, Torino dhe Talini.Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026 , Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura...
Resorti malor i Banskos bëhet kryeqyteti i kulturës së alpinizmit, aventurave dhe udhëtimeve me filma, ekspozita dhe prezantime që tregojnë për kufijtë e aftësive njerëzore. Atje, nga 19 deri më 23 nëntor, "Bansko Film Fest" do të mbahet në dhjetë..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do..