Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është në gjendje të jashtëzakonshme epidemike që nga 14 maji deri në 14 qershor

Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev
Foto: BGNES

Qeveria shpalli gjendje të jashtëzakonshme epidemike që nga ora 00:00 (orë bullgare) e datës 14 maj 2020 deri në 14 qershor të vitit 2020.

Ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev përfitoi nga amendamentet në Ligjin për Shëndetin dhe parashtroi propozim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, propozim ky i cili u miratua nga Këshilli i Ministrave.

Motivi kryesor është mungesa e ndryshimit të rreptë në zhvillimin e sëmundjes. “Mendojmë se duhet të vazhdojë aplikimi i masave të deritanishme. Në bazë të vlerësimit të bërë nga inspektori shtetëror i shëndetësisë dr. Angell Kunçev për zhvillimin e sëmundjes në Bullgari dhe në botë qeveria mendon se bëhet fjalë për një situatë të rëndë të jashtëzakonshme që ka të bëjë me shëndetin publik dhe ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve bullgarë”, shpjegoi Ministri i Shëndetësisë.

Që nga ora 00:00 e 14 majit do të hyjnë në fuqi disa urdhëresa të lidhura me masat kundërepidemike, rregullat për kalimin përmes postblloqeve, për vendosje në karantinë dhe për izolimin e njerëzve në rast udhëtimi, ose kontakti me të sëmurë nga koronavirusi, si dhe për veprimtari të tjera, bëri të ditur Ministri.

Lejimi i transplantimeve dhe lëvizja e lirë në kopshtet dhe parqet e qytetit janë dy masat e reja, të cilat do të përfshihen në urdhëresa, bëri të ditur Ministri Ananiev.

Mbetet në fuqi rregulla për distancë sociale, mbajtja e maskave në hapësira të mbyllura, në vende publike dhe në transportin urban. Mbetet edhe karantina 14 ditore për të gjithë që hyjnë në territorin e Bullgarisë nga shtete të huaja, pavarësisht nëse janë bullgarë, ose të huaj. Punëdhënësve u rekomandohet që personeli i tyre të punojë në distancë, me sa kjo është e mundur. Po mendohet mbi mundësinë për hapjen e kopshteve të fëmijëve me 10-12 fëmijë maksimalisht në grup, njoftoi Ministri. Ka të ngjarë për rritjen ose uljen e kufizimeve në varësi të gjendjes epidemike, nënvizoi Kirill Ananiev.


Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekip mjekësor bullgar do të kryejë kontrolle riprodhuese në Korçë

Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet:  “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..

botuar më 25-11-07 1.46.MD

Në një hakaton në Sofje do të zhvillohen inovacione në kuadër të programit evropian hapësinor

Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..

botuar më 25-11-07 10.10.PD

"Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!"

Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..

botuar më 25-11-05 2.30.MD