Pavarësisht se e lidhim shkencën e psikologjisë me shpirtin e plagosur e të lënduar, me frikën e ngulitur, ankthin dhe shqetësimin, mes studiuesve të saj takohen dhe...kërkuesit e lumturisë.
Sipas Kostadin Kushlevit, i cili në rolin e asistent profesorit studion lumturinë në universitetin “ Georgetown” në Uashington, njerëzit e lumtur kanë marrëdhënie të mira me të tjerët, u bëjnë mirësi njerëzve dhe ndajnë kohë për veten e vet.“Lumturia nuk është kaq çështje mendimi, sesa është e lidhur me sjelljen”, pohon psikologu. Por, a mund të flasim për lumturi gjatë kohës së pandemisë, kur përbërësja më kryesore - jeta sociale, është e ulur deri në minimum?
Kjo situatë na jep mundësi të gjejmë mënyra të reja, me të cilat të mund të bëjmë veten tonë më të plotëvlefshëm dhe më të lumtur- përgjigjet eksperti. Një prej tyre është që të ndihmojmë të tjerët. Për shembull, në qoftë se kemi komshinj më të moshuar, mund t’u marrim diçka nga dyqani. Po kështu mund të dhurojmë para, që t’i ndihmojmë njerëzit, të cilët kanë humbur punën e tyre dhe nuk mund të përballojnë këtë situatë të vështirë.”
Kostadin Kushlevi kalon një fëmijëri të lumtur e të gëzuar në qytetin e bukur Madan, kurse kureshtja e tij e shpie përtej Oqeanit - “që të mund të shikojë gjëra të reja dhe mënyra të tjera të të menduarit”. Pasi përfundon psikologji dhe merr një doktoratë nga një universitet kanadez, ai prej 16 vjetëve jeton në Shtetet e Bashkuara, ku jep mësim, merret me shkencë dhe me arritjet e tij tërheq vëmendjen e mediave botërore. Aktualisht Kostadin Kushlev po studion faktin sesi pandemia ndikon mbi lumturinë tonë. Në këndvështrimin e tij qëndron ndikimi i teknologjive mbi sjelljen tonë sociale.
“Përdorimi i teknologjive është gjë e keqe për lumturinë - është kategorik ai. Më në veçanti në qoftë se i zëvendësojnë marrëdhëniet jo virtuale dhe na pengojnë të dalim me shokët, sepse për shembull kemi kaluar 3-4 orë në Facebook. Por, në këtë moment, kur nuk kemi mundësi që të shikohemi me shumë njerëz, është me rëndësi të shënojmë se, teknologjitë ndikojnë pozitivisht mbi lumturinë.”
Që të ndihemi më të lumtur, shpesh u përkushtohemi kënaqësive të cilat na përmbushin me dyshime nëse kjo nuk e dëmton kuptimin e jetës sonë.
“Shumica mendojnë se kuptimplotësia dhe hedonizmi janë gjëra, të cilat nuk përzihen - thotë Kostadin Kushlev.Por, në fakt kur kemi një qëllim në jetë, ne ndihemi më të lumtur.
Duke u menduar sesi do të ndryshojë bota jonë personale pas pandemisë, ne gjithnjë e më shumë i humbasim forcat e rezistencës dhe i nënshtrohemi depresionit. A do të mund të evitojmë izolimin social, i cili na “stërviti” të shikojmë me armiqësi secilin, i cili ka kapërcyer perimetrin e sigurisë sonë të zhgënjyer?
“Në qoftë se çdo gjë na vjen pak e tepërt, mund të mbyllim sytë dhe në vazhdim të një minute të marrim frymë thellë, që të qetësojmë sistemin tonë nervor - këshillon psikologu. Gjëja tjetër është që në një ditar të shënojmë dhe të shkruajmë gjërat të cilat na sjellin lumturi dhe për të cilat ne jemi shumë mirënjohës. Është tepër normale që në këtë moment të fokusojmë veten mbi problemet, por është e mirë po kështu të ndajmë dhe nga disa minuta në javë, që të mund të mendojmë - ja tani, pavarësisht nga të gjitha gjërat e këqija të cilat po na ndodhin, unë kam një familje dhe shokë të cilët më përkrahin, nuk kam humbur punën time e kështu me radhë.Secili prej nesh mund të gjejë gjëra, për të cilat të falënderojë dhe kjo ta ndihmojë për ta shikuar objektivisht të gjithë situatën, në vend që të përqendrohet vetëm mbi problemet”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..