Bullgaria dhe Serbia hapën pjesërisht kufirin e tyre për kalimin e qytetarëve nga rajonet kufitare juglindore të Serbisë të populluara me bullgarë etnikë. Qytetarët që banojnë atje dhe punojnë në vendin tjetër mund t’i kalojnë kufijtë pa u vendosur në karantinë, bëri të ditur Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme.
Nga masa do të përfitojnë afro 600 shtetas bullgarë, të cilët banojnë në këtë rajon dhe punojnë në territorin e Bullgarisë. Deri tani ata në fakt nuk mund të punonin, sepse pas kalimit të kufirit duhej të vendoseshin në një karantinë prej 14 ditësh.
Propozimi u bë nga Kryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe u miratua në një mbledhje të qeverisë serbe.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..