Shtabi Operativ: Përgatitja për pandeminë filloi në janar dhe dha rezultate të mira
Pas vëzhgimit të situatës në Kinë përgatitja për pandeminë në Bullgari ka filluar akoma gjatë janarit. Këtë e tha në një brifing për të arriturën në luftimin e përhapjes së Covid-19 në vend prof. Todor Kantarxhiev nga Shtabi Operativ Kombëtar. Masat kundër epidemisë në Bullgari ishin ndërmarrë më herët në krahasim me shumë vende të tjera me qëllim që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor. “Shifrat flasin vetë. Tek ne të sëmurët dhe të vdekurit janë më pak” – tha ai, duke nënvizuar se masat ishin të moderuara, pa orë policore, pa ndalim për dalje jashtë shtëpisë dhe pa deklarata për dalje deri në dyqan. Sipas Kantarxhievit testimet e bëra deri tani janë të mjaftueshme për një shtet me resurs si ai, me të cilin disponon Bullgaria.
2175 janë rastet e regjistruara të Covid-19 në Bullgari
Numri i përbashkët i të infektuarve me koronavirus tek ne është 2175, informoi Shtabi Operativ Kombëtar. Në spitale po ndodhen 322 prej tyre. 45 veta janë në gjendje të rëndë dhe po shërohen në repartete mjekimit intensiv. 105 është numri i të vdekurve me diagnozë koronavirus, 573 veta janë shëruar plotësisht.
Spitalit të Pazarxhikut i mungon personeli
Udhëheqësit e spitalit në qytetin e Pazarxhikut, Bullgari Jugore, iu drejtuan spitaleve të tjera në vend me lutje për ndihmë. Për të vazhduar punën e repartit më të madh për mjekim intensiv në rajon ka nevojë për nëpunës mjekësorë. 14 janë nëpunësit e infektuar të spitalit, të cilët po ndodhen nën karantinë në shtëpitë e tyre. Në repart kanë mbetur vetëm 3 mjekë, të cilët kanë nevojë për pushim. Katër janë vullnetarët, të cilët ndihmojnë në spital – specialistja e onkologjisë që ka ardhur nga Muniku të Gjermanisë dr. Kristina Deçeva, një infermiere dhe dy sportistë, të cilët merren me veprimet higjieno- sanitare.
Turqia hap kufijtë për të huajtë që kanë nevojë për mjekim
Që nga 20 maji Turqia do të lejojë hyrjen në territorin e saj të të gjithë të huajve, të cilët kanë nevojë për mjekim në spitalet e tyre. Pacientët mund të shoqërohen nga dy persona të tjerë, të cilët nuk duhet të mbeten nën karantinë 14-ditore pas kalimit të kufirit turk. Këtë e bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme. Në pikën e kalimit kufitar pacientët dhe shoqëruesit e tyre do t’u nënshtrohen testimeve për Covid-19 sipas metodës PCR kundrejt pagimit. Leja është në fuqi dhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë dhe Rumanisë.
Të papunët mund të punojnë në bujqësi pa humbur pagesën e papunësisë
Të papunët, të cilët dëshirojnë të punojnë në bujqësi nuk do të humbin të drejtën e vet të marrin pagesën e papunësisë, por kjo punë nuk do të llogaritet si stazh pune. Kjo është një nga masat, të cilat qëllojnë përmirësimin e situatës së krizës në bujqësi. Pritet se në këtë mënyrë bujqit më lehtë do të gjejnë punëtorë për nevojat e tyre. Të gjitha masat e qeverisë në këtë sferë janë publikuar në “Fletoren Zyrtare”
Deri në fund të vitit pritet rivendosja e aviacionit deri më 50%
Kriza me Covid-19 jep dëme të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në fushën e transportit. Ende nuk janë të qarta përmasat e tyre, tha në intervistë për televizionin Nova TV Ministri i transportit Rosen Zheljazkov. Tkurrja në transportimin e organizuar dhe në aviacion është për shkak të masave kufizuese për udhëtimet. Në sektorin e aviacionit civil pritet se rivendosja deri në fundin e 2020-ës do të jetë 50% prej vëllimeve gjatë vitit 2019, kurse gjatë 2021-ës ajo do të arrijë 70%.Të martën, 19 maj, sipas iniciativës së Kryeministrit Bojko Borisov do të zhvillohet një takim mes Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë, në të cilin do të diskutohen veprime të bashkërenduara për lehtësimin e udhëtimeve ndërmjet vendeve, bëri të ditur Zheljazkovi.
Eventi i pare masiv historik pas gjendjes së jashtëzakonshme
Me interes së forcuar turistik të shtunën në rezervatin arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë qytetit Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore) zhvilluan demonstrime dhe aktivitete, të cilat tregojnë mënyrën në të cilën kanë jetuar njerëzit në qytetin e lashtë – veshjet, armët, veglat, zanatet dhe jetën e tyre të përditshme. Eventi do të vazhdojë dhe të dielën, 17 maj, duke respektuar të gjitha masat kundër përhapjes së koronavirusit dhe distancën e rekomanduar fizike.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..