Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot u hapën qendrat e mëdha tregtare dhe palestrat

Foto: BTA

Në qendrat e mëdha tregtare duhet të ketë dyer të veçanta për hyrje dhe dalje dhe mes vizituesve të ketë distancë të detyrueshme prej 1.5 metrash.

Maskat janë të detyrueshme në të gjitha hapësirat e brendshme, ndërsa qiramarrësit e dyqaneve duhet të sigurojnë dezinfektues. Konsumimi i ushqimit është i lejuar vetëm në tarraca. Është lejuar gjithashtu provimi i rrobave dhe këpucëve.

Stërvitjet në palestra gjithashtu do të zhvillohen duke u mbajtur distanca prej 1.5 metrash mes vizituesve. Në rastet kur stërvitjet zhvillohen në grupe duhet të ketë jo më shumë se 10 veta. Pajisjet do të dezinfektohen pas çdo një klienti. Banjat, dhomat e ndërrimit dhe tualetet do të përdoren në kushtet e një higjienë shumë të rreptë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Georgiev

Bullgaria pret që të hiqet nga “Lista Gri” e FATF-së

Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...

botuar më 25-10-27 10.06.PD

Agjencia “Mjara”: Krimet dhe incidentet mbeten burimi kryesor i tensioneve

Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..

botuar më 25-10-26 10.15.PD

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD