Që nga data 15 qershor rifillojnë fluturimet charter drejt Bullgarisë, tha Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova. Në rast ndryshimi të situatës data mund të ndryshojë. Ndër vendet me gjendje të ngjashme еpidemiologjike Angellkova përmendi Gjermaninë, Austrinë, shtetet skandinave, Poloninë, Çekinë dhe Francën. Tashmë janë zhvilluar bisedime me këto shtete për mbërritjen e turistëve të tyre në Bullgari. Ajo nënvizoi se në qoftë se ndonjë prej mysafirëve infektohet me koronavirus ai vetë duhet të paguajë shpenzimet për mjekimin. Angellkova shtoi se pritet së shpejti vendim për lejimin e udhëtimeve deri në Maqedoninë e Veriut.
Regjimi për importimin e mallrave bujqësore nga Ukraina do të mbetet i nënshtruar licencimit vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë nga një deklaratë e publikuar nga ministritë e ekonomisë, mjedisit dhe të bujqësisë, e cila parashikon vazhdimin e regjimit..
Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po organizon një tryezë të rrumbullakët kombëtare më 20 nëntor me temën "A janë të nevojshme kufizimet në aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale?". Iniciativa është një iniciativë e përbashkët me komisionet parlamentare..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe..