Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i livron ndihmë financiare Ballkanit Perëndimor dhe Vietnamit

Foto: arkiv

Qeveria e Bullgarisë miratoi livrimin e një ndihme financiare prej 112 mijë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Vietnamin. Paratë janë për përballimin e pasojave të Covid-19. Me to do të realizohen 6 projekte në zbatim të iniciativës mbarevropiane “Ekipi Evropa”.

Mjetet do të përdoren në dy sektorë – shëndetësia dhe ndihma ekonomiko-sociale me theks tek gratë, fëmijët, njerëzit e moshuar dhe njerëzit me çrregullime.

Me një pjesë prej mjeteve – 33 000 euro do të ndërtohen qendra për terapi sensori në Shkup, Ohër dhe në Maqedoninë e Veriut.

34 000 euro do t’i livrohen një spitali për mjekimin e sëmundjeve të mushkërisënë Malin e Zi.

Nga 12 500 euro u dërgohen institucioneve shëndetësore në Mostar dhe Banja Luka të Bosnjës e Herceovinës, mbi 10 000 euro janë për meremetimin e një kopshti fëmijësh nëTuzlla, gjithashtu në Bosnjë e Hercegovinë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD