Bullgaria është vendi i vetëm i BE-së, i cili respekton kriterin e lidhur me deficitin buxhetor, tha Zv/Presidenti i KE-së Valdis Dombrovskis.
Pavarësisht nga rritja ekonomike dhe nivelet e ulëta të papunësisë, Bullgaria i afrohet pjesës tjetër të BE-së me ritme të ngadalta, është shkruar në raportin pranveror të KE-së.
Niveli i varfërisë në vend është i lartë, po kështu dhe pabarazia e të ardhurave. Mbetet i lartë dhe numri i kredive të këqija.
Ka nevojë për mbikëqyrje akoma më të mirë në sektorit të sigurimeve, pavarësisht se është arritur shumë në këtë fushë.
Vazhdojnë të jenë të konsiderueshme dhe sfidat e lidhura me korrupsionin sepse ende nuk ka rezultate bindëse në luftimin e korrupsionit në pushtet, thuhet në dokument.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..