Në vigjilje të festës më të ndritshme bullgare – 24 maj, Dita e Alfabetit Sllav dhe Kulturës Bullgare, ju propozojmë të dëgjoni një këngë të bukur kushtuar alfabetit bullgar – “Këngë e vogël për alfabetin”. Ajo është pjesë e projektit për mësimin e alfabetit bullgar të shkollës “Zëra të rinj bullgarë në Nju Jork”. Autorja e muzikës dhe tekstit është Vllada Tomova, ndërsa ideja për projektin është e Meglena Zaprevës. Interpretimi është i fëmijëve nga shkolla në megapolisin amerikan, e cila gjatë viteve të kaluara arriti të provokojë interesin ndaj jetës së saj kulturore jo vetëm të komunitetit bullgar, por të njerëzve me kombësi të ndryshme të bashkuar nga dashuria e tyre ndaj muzikës, gjuhës dhe traditave bullgare.
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA