Kompania kombëtare e transportit ajror shpalli se nga 25 maj tashmë do të ketë nga dy fluturime në ditë nga Sofja deri në qytetin detar Varnë (një në mëngjes dhe një në mbrëmje). Nga kompania shpjegojnë se vazhdojnë të operojnë deri në pjesën më të madhe të destinacioneve të drejtpërdrejta të “Bulgaria Air”. Përkohësisht janë pezulluar fluturimet deri në vendet, ku zbatohen masa kufizuese nga ana e autoriteteve vendore:
Izrael: deri më 13 qershor janë anuluar fluturimet deri në Tel Aviv.
Rusi: deri në një urdhër të dytë janë ndaluar të gjitha fluturimet deri në Federatën Ruse.
Qipro: urdhëresa për pezullim të fluturimeve deri në Qipro është me afat të shtyrë deri më 28 maj.
Portugali: deri më 20 gusht nuk do të ketë fluturime nga/deri në Lisbonë.
Mbajtja e maskave mbrojtëse gjatë kohës së fluturimeve është e detyrueshme për të gjithë pasagjerët në avionët e “Bulagria Air”, informojnë nga kompania.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..