Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: 0.8 për qind rritje e rasteve gjatë 24 orëve të fundit

Foto: EPA/BGNES

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 886 veta. 19 prej tyre kanë dhënë rezultat pozitiv: Pazarxhik – 5, Sofja dhe Jamboll – nga 4, Bllagoevgrad – 3, Sliven – 2, Veliko Tëmovo – 1. Rritja është 0.8% gjatë 24 orëve të fundit. Nuk ka raste të konstatuara të infeksionit të koronavirusit ndër personelin mjekësor. Këtë e tregojnë të dhënat deri në orën 08.00 të mëngjesit të paraqitura nga Shtabi Operativ Kombëtar.

Deri tani në Bullgari janë regjistruar gjithsej 2427 raste të koronavirusit. Personat e vdekur me Covid-19 janë 130. Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit janë 32, me të cilat personat e shëruar tashmë janë 840.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD

Parlamenti miratoi ndryshimet për menaxherin special të Lukoil

Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..

botuar më 25-11-07 5.46.MD

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" lundron për në Antarktidë

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..

botuar më 25-11-07 3.31.MD