Shfaqje me rastin e 24 majit – Dita e kulturës bullgare dhe e shkrimit sllav, u organizuan në mbarë Bullgarinë dhe nga bullgarët në botë. Aktivitetet tradicionale në masë u anuluan për shkak të masave kundërepidemike, por fëmijët dhe të rriturit mbuluan me lule Monumentin e Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi para Bibliotekës Kombëtare në Sofje.
Njoftimi tradicional i Presidentit Rumen Radev në Vatikan me rastin e festës u shty për shkak të pandemisë së Covid-19, por diplomatët bullgarë në Romë vendosën lule në varrin e Shën Konstantin-Kiril Filozofit në bazilikën “San Klemente”.
Me koncerte virtuale festën e shënuan edhe nxënësit e shkollave bullgare të fundjavës në SHBA, Britaninë e Madhe, Brazil, Republikën e Afrikës së Jugut, Qipros dhe në shumë vende të tjera.Me thirrje “Jo euros”, rreth njëqind mbështetës të partisë “Vëzrazhdane” u mblodhën në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) në Sofje. Veprimtaria u organizia për shkak të vizitës së planifikuar zyrtare të kryetares së..
Teorikisht, është e mundur që Bullgaria të aplikojë edhe për pagesën e tretë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2025, njoftoi në një intervistë për BNR komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis. Ai tha se..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati..