Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bregdeti bullgar është një prej vendeve më të sigurta në Evropë

Foto: arkiv

Bullgaria dhe bregdeti ynë pranë Detit të Zi janë vendet më të sigurta në Evropë. Do të përfitojmë nga kjo, por duhet të vazhdojmë të respektojmë strikt masat kundërepidemike, deklaroi dr. Angell Kunçev nga Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19.

Filluam një fushatë reklamuese turistike. Fakti se numri i të infektuarve dhe i të vdekurve nga Covid-19 në Bullgari është i ulët pranohet shumë pozitivisht, tha Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova. Ajo vuri në dukje se 23 plazhe do të jenë me pajisje falas. Në plazhet e tjera çmimet e koncesionarëve do të lëvizin nga 0.5 deri në 2.5 euro për shezlongun dhe çadrën. Angellkova shtoi se shpreson se nga data 15 qershor do të fillojnë fluturimet charter drejt Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD