Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nën 30% prej bullgarëve jetojnë në fshatra

Foto: BGNES

Në fund të vitit 2019 171 fshatra në Bullgari janë pa popullsi, ndërsa 446 kanë nën 9 banorë, tregon statistika kombëtare. Akoma 26 vendbanime të reja janë shpopulluar në krahasim me 2018-ën. Vendet e shpopulluara janë më shumë në regjionin malor Gabrovo – 182. Pas kësaj janë regjionet Veliko Tërnovo dhe Kërxhali, përkatësisht me 143 dhe 39 fshatra të shpopulluara. Në vend ka 257 qytete, kurse fshatrat janë 4 998. Ka një fshat të ri Sveti Konstantin në rrethin e Pazarxhikut. Më shumë janë fshatrat ku banojnë nga 101 deri në 200 veta – gjithsej 722.

Fshati me më shumë banues është Llozen afër kryeqytetit të Sofjes me 6168 veta. Ai është më i populluar nga mbi 145 qytete në Bullgari. Qyteti me popullsi më të paktë është margaritari turistik Mellnik me 177 banorë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD