Akademia Bullgare e Shkencave shpreh habi nga ndërrimi i fakteve historike dhe gjuhësore në lidhje me ekspozitën e rregulluar në Qendrën Kulturor Informative Ruse në Sofje me rastin e Festës së Arsimit dhe të Kulturës Bullgare, 24 Majit. Në të Vëllezërit e Shenjtë Qirill dhe Metodi prezantohen si “reformatorë të alfabetit sllav” dhe si “krijues të gjuhës kishtare sllave”. Në festën më të ndritshme bullgare ekspozita e një vendi miqësor si Rusia duhet të shprehë respekt ndaj vëllezërve të shenjtë, të prezantojë kontributin e padiskutueshëm të gjuhës së vjetër bullgare në thesarin kulturor botëror si gjuhë e tretë e shenjtë në Evropë, theksohet në qëndrimin e Akademisë Bullgare të Shkencave.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..