Të jetosh në një fshat, i cili mban emrin lidhur me 1 majin – Dita e punës dhe e solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve, fare nuk është shaka. Por të jesh banor i fshatit Përvomajci në rrethin e Gornoorjahovos është një privilegj i vërtetë.
Fshati Përvomajci është formuar gjatë vitit 1955 nga bashkimi i dy fshatrave – Temnishko dhe Sergjuvec. Historia e këtyre vendeve të populluara fillon rreth shekullit të 12. Dëshmitë e para me shkrim datojnë nga viti 1347, kur mbreti bullgar Ivan Aleksandër firmosi një dokument, në të cilin përmendet për ekzistencën e këtyre fshatrave në këtë vend.
Ngritja e Zotit në Qiell është dita nga kalendari i kishës, kur banorët e Përvomajcit shënojnë festën e fshatit. Sivjet nuk do të ketë festë. Në dy kishat e fshatit do të shërbehet liturgji, por tani për tani kurbani shtyhet – njoftoi për Radio Bullgarinë kryetari i bashkisë së fshatit Jasen Jankov.
Por meqenëse festa është më tepër në shpirt sesa në mejdan ne ju rikujtojmë një takim me banorët e fshatit Përvomajci në artikullin tonë të zgjedhur nga arkivi i Radio Bullgarisë. Lexoni KËTU!
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..