Aparat i madh sa një marrës telefonik mund të zbulojë Covid-19 që parase të regjistrohet virusi me ndihmën e PCR testit. Ai u krijua nga shkencëtarë italianë, spanjollë dhe bullgarë dhe tashmë shfrytëzohet në diagnostikimin dhe kontrollimin e infeksionit.
Për të bërë konkluzionin a ka inflamacion në aparatin e frymëmarrjes mjafton që tetë herë njeriu të nxjerrë ajrin e thithur. Në këtë mënyrë mund të matet temperatura e mushkërive dhe të zbulohet ndonjë infeksion i ri. Supozohet se te koronavirusi, ashtu edhe te gripi, temperatura fillon të rritet parase të shfaqen simptomat klinike.
“Bëhet fjalë për një aparat i cili në mënyrë kushtëzuese mund të emërojmë termometër për mushkëri – shpjegon profesor Todor Popov nga Spitali Universitar “Shën Ivan Rillski”, pjesëmarrës në një projekt ndërkombëtar. – Ekziston një larmi termometrash të cilat na japin përfytyrim a ka në organizëm ndonjë inflamacion. Mirëpo, kur matet temperatura e ajrit të nxjerr, merret informacion jo vetëm për temperaturën e tërë organizmit, por edhe për gjendjen e sistemit të frymëmarrjes dhe në se në të ka ndonjë inflamacion.”
Aparati u krijua për pacientë me astma sepse kjo sëmundje karakterizohet me pezmatim të traktit respirator që këtu rritet edhe temperatura. Dhe pasi një proces i ngjashëm ndodh edhe te infeksioni Covid, ekipi ndërkombëtar vendosi të shfrytëzojë tashmë aparaturën e licencuar për të kontrolluar dinamikën e temperaturës. Kjo bëhet jo vetëm në Itali dhe në Spanjë, ku pacientët janë më shumë, por edhe tek ne, në Bullgari.
Tek ne më parë me aparatet e tilla u furnizuan njerëzit në kontakte me të infektuar me koronavirus. Me ndihmën e këtyre termometrave ata matin temperaturën çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, ndërsa rezultatet automatikisht regjistrohen në një sajt special. Kështu monitorohen në se në mushkëritë e tyre zhvillohet infeksioni.
“Këtu po flasim për telemjekësinë, për matjen e tipit më modern nga distanca - shton profesori Todor Popov. – Në këtë mënyrë pacientët nuk kontaktojnë me ndonjë person tjetër dhe kështu nuk mund të përhapin infeksionin. Nga ana tjetër mjekët ndjekin se si kalon infeksioni dhe e kontrollojnë gjatë kohës. Kur fillon të rritet temperatura e ajrit të nxjerrë, kur shfaqen simptomat e para – pra fakte që janë me rëndësi për kontrollimin e sëmundjes.”
Sipas profesorit Popov epidemia e koronavirusit te ne po shuhet, por asnjeri nuk mund të thotë në se do të ketë valë të re të infeksionit.
“Të flasim për gjëra të cilat akoma nuk i kuptojmë se si do të zhvillohen në të ardhmen përveç se është e papërgjegjshme është shenje e vetëbesimit të tepruar – shton profesori Todor Popov. – Personalisht unë nuk mund të bëjë supozime të cilët dalin jashtë përvojës së deritanishme. Në se mungon mjaftë informacion masat mbrojtëse janë mënyra në të cilën mund të kufizojmë infeksionin. Koronavirusi pëson ndryshime me kalimin e kohës dhe me siguri përhapja e tij varet edhe nga stina. Kjo është një gjë krejt e re për të gjithë ne.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Ivanova
Foto: BNT, arkiv
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..