S&P: Ekonomia bullgare do të rivendoset gjatë vitit 2021
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë Standard & Poor’s Global Ratings pohoi vlerësimin afatshkurtër dhe afatgjatë të kredisë të Bullgarisë në kartëmonedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2' dhe rivlerësoi perspektivën nga pozitive në të qëndrueshme.
Rivlerësimi është lidhur me pritjet për përkeqësim të konsiderueshëm të rritjes së Bullgarisë dhe të shteteve të tjera gjatë 2020-ës për shkak të masave për kundërvënien e pandemisë së Covid-19. Por duke pasur parasysh tkurrjen e konsiderueshme të disbalancave makroekonomike të vendit gjatë viteve të fundit, agjencia pret se ekonomia bullgare do të rivendoset gjatë vitit 2021.
Sektori i turizmit: jemi mjaftë të organizuar për këtë sezon të pazakonshëm
Tashmë ka të gjitha premisat për fillimin e stinës verore turistike më 15 qershor. Këtë e tha Polina Karastojanova, drejtoresha e Bordit Kombëtar të Turizmit, në një intervistë për NovaTV. Sipas fjalëve të saj sektori është i përgatitur dhe i organizuar mirë për këtë sezon të pazakonshëm. Karastojanova prognozoi se shumë turistë do të zgjedhin pushimet në mal në vend të atyre në bregdet dhe bujtinat e vogla familjare në vend të hoteleve të mëdha. Sipas saj Bullgaria nuk mund të konkurrohet me destinacionet e mëdha turistike si Turqia dhe Greqia, ku sektori mbështet fortë nga shteti.
Shteti do të ndihmojë kompanitë e transportit ndërqytetës
Është hartuar një masë në mbështetje të transportit ndërqytetës me autobusë, i cili është shumë i prekur nga pandemia e Covid-19. Këtë e tha për radion “Darik” Zv.Ministrja e punës dhe politikës sociale Zornica Rusinova. Që nga 1 korriku të punësuarit në firmat për transport me autobusë do të marrin nga 290 leva (148 euro) në muaj për periudhë 6 mujore. Kriteri kryesor për përdorimin e ndihmës është rënia në të ardhurat e kompanisë përkatëse të jetë të paktën 20%.
1353 testime për Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 14 janë pozitivet
14 janë rastet e reja të koronavirusit të regjistruara gjatë testimeve të 1353 mostrave. 5 janë të infektuarit e rinj në Sofje, 4 – në Sliven, 2 – në Razgrad, nga një – në Pazarxhik, Pleven dhe Jamboll. Ndër të konfirmuarit ka një fëmijë 9-muajsh, i cili është pa simptoma dhe një shofer të ambulancës në Sofje. Këshu numri i përbashkët i të regjistruarve me Covid -19 në vend shkon në 2499. Ndër profesionistët e mjekësisë rastet janë 256. Tre janë njerëzit e vdekur për 24 orët e fundit dhe me ta numri i viktimave shkon në 139 me moshë mesatare 67 vjeç. Të shëruarit janë 48 dhe kështu numri i të shëruarve në Bullgari tashmë është 1064 veta, apo 42% prej të infektuarve.
Lejuan zhvillimin e konferencave dhe seminareve
Sot, 30 maj, Ministri i shëndetësisë lëshoi urdhëresë, me të cilën lejon zhvillimin e kongreseve, konferencave, seminareve, ekspozitave në kushtet e respektimit të masave parandaluese të lidhura me Covid-19 dhe në se të pranishmit në to nuk tejkalojnë 30% prej kapacitetit të përbashkët të hapësirave konkrete. Kjo u bë e qartë pas takimit të Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev me përfaqësues të Zyrës Bullgare të Kongreseve. Në të në fokus ishin problemet e sektorit të kongreseve dhe konferencave, i cili nuk funksionon që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Kryeministri komentoi se pasi tashmë ka tendencë të uljes së rasteve të regjistruara të të infektuarve, mund të liberalizohen gradualisht masat parandaluese për këtë lloj aktivitetesh.
Festa e qershive në Kjustendil do të organizohet, pavarësisht nga pandemia
Pavarësisht nga masat kundër epidemisë së Covid-19 në qytetin e Kjustendilit, Bullgari Jugperëndimore, festa e qershive do të zhvillohet gjatë javës së fundit të qershorit. Vendimi është marrë nga kryetari i baskisë. Do të ketë ekspozita të varieteteve të qershive nga rajoni i Kjustendilit dhe të prodhimeve artizanale të mjeshtërve vendas. Tradicionalisht festa e qytetit të famshëm me qershitë më të shijshme në vend tërheq njerëz nga e gjithë vendi dhe nga jashtë.
Hapën motosezonin e ri në qytetin bregdetar Varna.
Për herë të parë pas gjendjes së jashtëzakonshme në vend motoçiklistët nga Bullgaria Verilindore mbërritën në sheshin qendror të qytetit para katedrales “Fjetja e Hujëlindëses”, ku ishte pika nisëse e procesionit të tyre në rrugët e Varnës.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..