Për 24 orët e fundit në Bullgari janë regjistruar 14 raste të reja të Covid-19. Testimet e bëra janë 606. Ndër të infektuarit e rinj janë dy nëpunës mjekësorë – një stomatolog nga Sofja dhe një mjek nga Sliveni. Ka dhe një fëmijë 4-vjeçar, i cili është i mjekut të sëmurë nga Sliveni.
Kështu numri i të konfirmuarve me koronavirus në vend shkoi në 2513. Në spital për mjekim aktiv janë 161 veta, 17 prej tyre ndodhen në reparte intensive.
Të shëruarit për 24 orët e fundit janë 10 pacientë dhe me ta numri i përbashkët i të shëruarve shkoi në 1074. Një grua 64-vjeçare me diabet është viktima e fundit e virusit.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..