Mbushen 144 vjet nga sakrifica e poetit dhe revolucionar bullgar Hristo Botev dhe çetës së tij dhe nga marshimi i tyre nga qyteti danubian Kozolloduj deri në malin Vraçanski Ballkan. Kujtimi për ngjarjet historike i cili gjatë viteve u shndërrua në kremtime të organizuara përkujtimore që prej kohe është pjesë e pandarë e jetës shoqërore në vendbanimet e rajonit të qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Sivjet për shkak të masave kundër përhapjes së Covid-19 veprimtaritë tradicionale në kujtim të heronjve u anuluan. Parashikohet vetëm një stafetë sportive më 2 qershor, njofton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Vraca Iva Antonova.

Dita e Botevit kremtohej edhe në kohën e dy luftërave botërore, madje festimi i tyre joformal daton që para Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke në vitin 1878.
Për kremtimet e para të Ditës së Botevit pas Çlirimit të Bullgarisë dihet pak. Dëshmitari i ngjarjeve të asaj epoke – prifti Nikolla Petrov tregon se e vendosi kryqin prej druri në kodrinën e Bullgarisë Veriperëndimore Milin Kamëk që në kohën e Luftës Ruso-Turke (1877-1878). Ky memorial ishte i parë që shënoi vendin ku më 18 maj 1876 (stil të vjetër), ose 30 maj 1876 (stil të ri), te fundi i Kryengritjes së parë të armatosur të popullit bullgar kundër robërisë turke 1876, çeta e Botevit zhvillonte luftime të rënda me bashibozukun dhe me afro 100 ushtarë të rregullt. Në kodrinën Milin Kamëk lënë eshtrat e tyre më se 20 luftëtarë nga çeta e Botevit. Megjithëkëtë humbjet e turqve ishin më të mëdha në sajë të pozitës më të favorshme të luftëtarëve bullgarë. Menjëherë pas Çlirimit në vitin 1879 mësuesi Toma Mlladenov bëri thirrje për kremtime në bregun e qytetit Kozlloduj nga ku nisën luftëtarët në krye me revolucionarin Hristo Botev. Në vitin 1882 në këtë vend u vu një memorial kushtuar luftëtarëve.

“Në vitet 1884 – 1885 u organizuan kremtimet më të mëdha në të cilat u përfshi popullsia e mbarë rajonit të qytetit Vraca”, tregon Mirosllava Topallova, eksperte në degën “Histori të Re” në Muzeun Regjional Historik në Vraca.
“Në vitin 1937 për përjetësimin e trimërisë së revolucionarit Hristo Botev dhe të çetës së tij në majën Okollçica u ngrit një obelisk 30 metra me një kryq në majë. Që nga viti 1946 çdo vit organizohet edhe marshim kombëtar turistik nëpër gjurmët e çetës së Botevit – nga qyteti Kozlloduj deri në majën Okollçica” – tregon Mirosllava Topallova dhe vazhdon:
“Në vitin 1961 mbi shkëmbin pranë të cilit Hristo Botevi vdiq më 2 qershor të vitit 1876 u vu një pllakë përkujtimore me mbishkrim “U realizua profecia juaj – ti je gjallë!” Përveç në qytetin Kozlloduj, në kodrinën Milin Kamëk dhe në vendbanimet përmes të cilëve kaloi çeta e Botevit, kremtime solemne organizohen edhe në qytetin Vraca. Në sajë të dhurimeve më 27 maj të vitit 1890 në qendrën e qytetit u ngrit një monument për përjetësimin e sakrificës së heroit. Në inaugurimin solemn asistoi princi Ferdinand I, kryeministri Stefan Stambollov si dhe nëna, bashkëshortja dhe e bija e Hristo Botevit. Që nga atëherë para monumentit të vojvodës në sheshin e qytetit mblidhen adhurues për të asistuar në liturgjitë përkujtimore dhe në veprimtaritë e llojllojshme që organizohen për nderë të tij dhe të luftëtarëve të çetës së tij.”

Sivjet të gjitha veprimtaritë u anuluan për shkak të masave kufizuese. Tani për tani bashkia e qytetit Vraca njoftoi, se megjithë Covid-19 do të respektohet tradita e marshimit në rrugën e çetës së Botevit – nga bregu i qytetit danubian Kozloduj deri në majën Okollçica. Më 2 qershor për më pak se sa 6 orë përfaqësues të klubeve sportive organizojnë stafetë nëpër gjurmët e çetës së Botevit. Sportistët do t’i dorëzojnë njeri tjetrit flamurin e revolucionarëve kështu që ai të valëvitet në majën e lavdishme pak parase të oshtijnë sirenat të cilat si gjithmonë do të tingëllojnë në të gjithë Bullgarinë pikërisht në orën 12 të mesditës.

Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES-arkiv, Iva Antonova, BNR-arkiv
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit..