Pavarësisht nga urdhëresa e Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev për mbajtjen e detyrueshme të maskave në vende publike në ambiente të mbyllura, në restorantet, lokalet dhe pub-et lejohen përjashtime. Kjo është shkruar në udhëzimet e shpallura sot për punën e restoranteve, hoteleve dhe bujtinave familjare.
Rregullat e reja janë hartuar nga ministritë e turizmit dhe shëndetësisë. Tryezat detyrimisht duhet të ndodhen në distancë mes njëra-tjetrës të paktën 1,5 m. dhe së bashku në to mund të ulen jo më shumë se katër veta (më shumë njerëz mund të qëndrojnë në një vend vetëm në se janë prej një familjeje). Personeli, ndryshe nga klientët, detyrimisht duhet të mbajnë maska apo helmeta. Ata duhet të mbajnë dhe doreza dhe të dezinfektojnë tavolinat dhe karriget pas çdo një klienti.
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur..