Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja do të bëhet gjithnjë e më komode për njerëzit

Vizioni për Sofjen
Foto: BGNES

Kryetarja e baskisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova do të parashtrojë për diskutim në Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit “Vizionin afatgjatë për zhvillimin e Sofjes deri në vitin 2050”. Qëllimi i administratës është ta bëjë qytetin sa më të gjelbër, të arritshëm për të gjithë njerëzit, me trashëgimi të ruajtur sa më mirë kulturore dhe historike dhe me ndërtesa të rregullta.

“Në se kryeqyteti vazhdon të zhvillohet me të njëjtin ritëm në kuadrin e planit aktual urban, në të mund të vendosen akoma 1 mln veta. Kjo nuk do të jetë mirë për askënd. Me ndryshimin e planit mund të menaxhojmë më mirë proceset. Do të reduktojmë parametrat e ndërtimit, pavarësisht se valën e madhe të lëvizjes së njerëzve nga vendbanimet e tjera në Sofje tashmë e kemi lënë në të kaluarën dhe ndoshta nuk do të ketë një tjetër të re” – mendon arkitekti Ljubo Georgiev, i cili është udhëheqësi i ekipit “Vizioni për Sofjen”.  Sipas fjalëve të tij tani njerëzit, të cilët jetojnë në Sofje janë 1,5 mln. veta. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Unioni i Gjyqtarëve paralajmëroi për një kërcënim nga një program kompjuterik antivirus

Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..

botuar më 25-11-26 12.06.MD
Bojko Borisov

Sipas shumicës në pushtet, protestat nuk do ta ndalin vendin në rrugën drejt eurozonës

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..

botuar më 25-11-26 11.47.PD

Kryeministri mbështeti planin e paqes për Ukrainën para “Koalicionit të të gatshmëve“

Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..

botuar më 25-11-26 9.34.PD