22 janë rastet e reja të regjistruara të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit pas 1347 testeve të zhvilluara me PCR. Bashkë me to numri total i rasteve të ripohuara arriti 2560 veta, bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar. Nga rastet e reja 6 janë në Sofje, 9 – në Sliven, 4 – në Jamboll, në Vidin, Pazarxhik dhe Pernik – nga një.
Ndër të porsainfektuar ka 9 punonjës mjekësorë. 7 prej tyre punojnë në një repart në spitalin në qytetin Sliven. Reparti tashmë është mbyllur.
Dy prej personave të diagnostikuar me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Një prej tyre është mjek nga Vidini. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 146.
Numri i të vendosurve në spital është shumë i ulët – 132 veta. Vetëm 9 prej tyre kanë nevojë për mjekim intensiv.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 83 veta, ndërsa numri i tyre total deri tani është 1206 veta.Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..