Bullgaria është ndër 10 vendet nga 47 gjithsej në Këshillin e Evropës, që aplikuan të gjitha rekomandimet për parandalimin e korrupsionit. Kjo theksohet në një raport të ri të këshillit. Ndër rekomandimet e plotësuara numërohen Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme; krijimi i komisionit antikorrupsionit, ndarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor në dy kolegje – të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, etj.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..