Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Peticioni i artistëve të pavarur bullgarë për shpëtimin e sektorit

Presidenti Radev (majtas), Daniella Kuzmanova dhe Vencisllav Micov
Foto: BGNES

Njerëzit, të cilët punojnë në lëmin e kulturës janë me rëndësi të madhe për identitetin kombëtar dhe shteti duhet të tregojë se nuk i ka braktisur ata në kushtet e krizës, tha Presidenti Rumen Radev gjatë takimit të tij me përfaqësues të artistëve të pavarur.

Arsyeja për bisedën e tyre ishte peticioni i hartuar nga poetja Daniella Kuzmanova dhe muzikanti Vencisllav Micov, i cili mblodhi nënshkrimet e 2000 artistëve. Në dokumentin e dërguar në 7 institucione shtetërore janë paraqitur  kërkesat konkrete për ndihmë nga ana e shtetit me qëllim shpëtimin e sektorit pas fundit të pandemisë. “Duhet të krijohet regjistër i të prekurve. Sipas të dhënave të ndryshme artistët e pavarur janë midis 2 mijë dhe 80 mijë”, komentoi Micov para mikrofonit të Radio Bullgarisë. Krijuesit insistojnë të dinë sa janë  mjetet, të cilat Bullgaria do të marrë nga BE-ja për rimëkëmbje dhe përballimin e pasojave të pandemisë dhe sa prej tyre do të përdoren për kulturën. Ndër kërkesat e përfshira në peticion është shtyrja me disa muaj të shlyerjes së kredive të tërhequra nga njerëzit, të cilët punojnë në fushën e kulturës.

Vencisllav Micov e cilësoi bisedën e organizuar me ftesë të Presidentit si konstruktive, por shtoi se Presidenti nuk disponon me mundësitë e pushtetit ekzekutiv për përkrahje të drejtpërdrejtë dhe roli i tij është të propozojë zgjidhje ekspertësh.

Krijuesit bullgarë janë ndër të parat që ishin prekur rëndë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid-19. Të prekurit punojnë në institucionet shtetërore kulturore dhe në sektorin e pavarur kulturor. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Krijuesi i vitit” shpërblen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë bullgarë

Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të Bullgarisë. Krijues dhe frymëzues i nismës “Krijuesi i vitit” është Nikollaj Trajkov, i cili ishte i ftuar..

botuar më 25-11-04 8.00.MD

Galeria Kombëtare prezanton Christo dhe Jeanne-Claude me “Reichstagun e Paketuar”

Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..

botuar më 25-11-04 4.50.PD

Ekspozitë për “Iluministet e patrembura” – gratë bullgare që u thanë “jo” rregullave

Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..

botuar më 25-11-01 8.00.PD