Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia vonoi një pjesë të projekteve në mbrojtje

Ministri Karakaçanov
Foto: BGNES

Megjithë thirrjet populliste që të jepen para në ndihmë të sektorëve të ndryshëm, pakësimi i mjeteve për mbrojtjen nuk është shqyrtuar në qeveri, ose në nivel koalicioni, tha Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.

Para Komisionit Parlamentar të resorit Ministri sqaroi se zbatimi i marrëveshjes për avionët F-16 zhvillohet sipas planit dhe pavarësisht nga kriza e Covid-19 prodhuesi “Lockheed Martin ” parashikon që prodhimi të mbarojë brenda afateve të caktuara. Karakaçanov shtoi se pandemia ka vonuar edhe zbatimin e marrëveshjes për remontin e avionëve Su-25, si dhe përfundimin e konkurseve për makina të blinduara dhe anije patrullimi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shteti propozon emërimin e një administratori të posaçëm në “Lukoil” Bullgari

Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..

botuar më 25-11-07 12.13.MD

Sofja dhe Kievi zhvillojnë bisedime për bashkëpunim energjetik dhe mbrojtës

Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..

botuar më 25-11-07 9.46.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..

botuar më 25-11-06 7.40.MD