TVSH-ja për ushqimet e foshnjave dhe materialet sanitare të jetë 9%, vendosi në lexim të dytë komisioni buxhetor në Parlament. TVSH-ja për librat gjithashtu do të jetë më e ulët.
Kryetarja e Komisionit Menda Stojanova, e cila është kundër TVSH-së së diferencuar, përkrahu uljen e çmimeve për mallrat e fëmijëve.
Sipas propozimit të saj alkooli i akcizës që ofrohet në restorante dhe si pjesë e cateringut mbetet me 20% TVSH. Kjo i zemëroi pronarët e hoteleve dhe të restoranteve, të cilët kishin marrë premtim nga Kryeministri Bojko Borisov për ulje të TVSH-së deri në 9% për tërë xhiron e tyre. Diferencimi do të verojë deri në fund të vitit 2021. Që të hyjnë në fuqi tekstet duhet të miratohen nga Parlamenti.Era e fortë të hënën në mbrëmje çoi në devijimin e 6 fluturimeve që vinin për në Aeroportin e Sofjes dhe anulimin e 5 fluturimeve të tjera. Fluturimet nga Malta, Frankfurti, Vjena dhe Mëniku u ulën në Shkup, ndërsa ato nga Bergamo dhe Varshava në..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të jetë me vranësira dhe me reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat do të..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të Shkencave, në orën 16:48 u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.5 në rajonin e qytetit Simitli, të krahinës..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2..