Kazino dhe salla të lojërave të fati të ketë vetëm në hotelet me 5 yje, në vendpushimet kombëtare dhe në vendbanimet deri në 20 km larg kufirit shtetëror. Këtë e propozon në një projektligj kundër varësisë nga lojërat e fatit zëvendëskryetari i Parlamentit dhe lider i një prej partive në koalicionin në pushtet Valeri Simeonov.
Vendpushimet e përmendura janë: “Allbena”, “Zllatni Pjasëci”, “Sveti Konstantin i Elena”, “Elenite”, “Pamporovo”, “Sllënçev Brjag”, “Djuni”, MMC – Primorsko”, “Pamporovo”, “Borovec” dhe qyteti Bansko.
Afati për mbylljen e sallave të tjera të lojërave të fatit është deri në vitin 2020. Propozimi është në përputhje me praktikën e Gjykatës së BE-së, e cila lejon kufizime sa u përket lojërave të fatit, shkruan në motive.Presidenti synon ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo nuk do të ndikojë në raportin e pritur nga Komisioni Evropian mbi gatishmërinë e vendit për t'u bashkuar me eurozonën, u tha gazetarëve kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..
Presidenti Rumen Radev ftoi bizneset japoneze të investojnë në Bullgari. Ai mori pjesë në një forum ekonomik në Tokio, të organizuar nga Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë JETRO. Radev prezantoi mundësitë e mira biznesi që Bullgaria u ofron..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 12 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të zhvillohen vranësira pasdite, por vetëm në disa vende të izoluara, kryesisht në zonat malore, është i..
Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i..
55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje, do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës , nga perëndimi në lindje, do të ketë..