Infektimi me koronavirusin në Sërnica po zgjerohet. Akoma 14 banorë të bashkisë kanë rezultuar pozitivë. Ndër ta ka fëmijë të moshës 2, 4 dhe 8 vjet. Gjendja e tyre është e kënaqshme. Të gjithë janë vendosur në karantinë në shtëpi për 28 ditë. Priten rezultatet e akoma 24 testeve.
Masat kundërepidemike në bashki janë forcuar, tha kryetari i bashkisë së fshatit Nebi Bozov para korrespondentit të BNR-së.
Askush nuk mund të thotë se si dhe nga kush është infektuar. Bashkia nuk do të punojë deri në të hënë, vatra e kulturës gjithashtu, si dhe klubi i pensionistëve. Kopshtet e fëmijëve gjithashtu janë mbyllur. I kemi kufizuar takimet, tha Bozov. Rasti i parë i Covid-19 ishte regjistruar në Sërnica para një jave. Një grua e moshuar atje u bë viktimë e koronavirusit.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..