Romani “Të qetët” i shkrimtarit Angell Igov është ndër gjashtë librat e dekoruar me çmim ndërkombëtar të Shtëpisë së Kulturave Botërore në Berlin dhe të fondacionit “Pjesëza Elementare”, bëri të ditur Deutsche Welle. Sivjet të dekoruarit janë më shumë nga e zakonshmja. Zakonisht dekorohen vetëm dy krijues – për roman më të mirë dhe për përkthim më të mirë. Por tani 12 finalistët i kanë bërë përshtypje jurisë dhe duke pasur parasysh pandeminë e koronavirusit ajo ka vendosur t’i dekorojë të gjithë.
Romani i Angell Igovit është një tregim për gjykatën popullore komuniste, i cili likuidon opozitën. Subjekti bazohet në materiale nga arkivat e bazuara në Bullgari dhe sipas jurisë libri tashmë i përket letërsisë botërore.
Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare..
Dhjetë universitete evropiane do të prezantojnë programin e tyre shkencor “Bullgaria piktoreske. Rrugët letrare bullgare” në fshatin malor Huhla, ndërsa studiues nga Ankaraja dhe Varshava marrin pjesë në mënyrë speciale në edicionin e këtij viti të..
Komisioni kombëtar i ekspertëve përzgjodhi kandidatin bullgar për çmimin “Oscar” të Akademisë Amerikane të Filmit për filmin më të mirë ndërkombëtar. Filmi “Kopeja” / “TARIKA” është filmi i tretë artistik i regjisorit Millko Llazarov. Premiera..