51% e bullgarëve kanë frikë se ata, ose ndonjë anëtar i familjes së tyre, mund të sëmuret nga koronavirusi, ndërsa 48% nuk kanë frikë, tregon sondazhi i radhës i Gallup International. 58% mendojnë se kërcënimi nga epidemia është i zmadhuar. 39% janë të mendimit të kundërt. Gjatë marsit 72 për qind e të anketuarve e kanë konsideruar kërcënimin si të zmadhuar. 72% mendojnë se rreziku nga koronavirusi tashmë është nën kontroll. 24% nuk janë dakord me këtë. 77% mendojnë se qeveria përballet shumë mirë me pandeminë. 83% janë të qartë se çdonjëri e mban përgjegjësinë për shëndetin e vet dhe jo qeveria. 51% dëshmojnë se të ardhurat e tyre janë pakësuar në krizë. 61% presin normalizim të jetës deri në fund të vitit 2020.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..