Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë: Koronavirusi ka ulur infektivitetin e vet

Doktori Angell Kunçev
Foto: BGNES

“Koronavirusi ka ulur infektivitetin e vet. Regjistrohen gjithnjë e më shumë raste pozitive të Covid-19  pa simptoma të rënda”. Këtë e tha në intervistë për BNR inspektori i përgjithshëm shtetëror i shëndetësisë prof. asoc. Angell Kunçev në lidhje me numrin më të madh të të konfirmuarve të rinj me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit – 104.

Ai shpjegoi se numri i të infektuarve të rinj do të jetë vendimtar për vendimet eventuale të ardhshme të lidhura me masa më të ashpra kufizuese dhe parandaluese.  Sipas fjalëve të tij po bëhet çmos për të mos ndërmarrë masa të rënda kufizuese. Përpjekjet e autoriteteve përgjegjëse tani për tani janë përqendruar mbi 5-6 vatrat e reja aktive të sëmundjes.

Angell Kunçev tha se pavarësisht nga komentet e bëra dje, nuk do të ndërpritet lëvizja në fshatin Izgrev në rajonin e qytetit verior Shumen, ku ndodhet njëra prej këtyre vatrave të koronavirusit.

Me rëndësi më të madhe sipas tij është respektimi i rregullave elementare të distancës sociale dhe dezinfektimit.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspedita e 33-të polare bullgare niset për në Antarktidë

Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...

botuar më 24-11-07 6.10.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin 2024

Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°.  Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..

botuar më 24-11-06 7.35.MD

Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29

Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..

botuar më 24-11-06 5.58.MD