Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova diskutoi në bisedime telefonike dhe takime online daljen nga situata e krizës me përfaqësues të institucioneve dhe biznesit në Rumani, Greqi, Gjermani, Poloni, Çeki, Turqi, Izrael dhe nga vende të tjera. “Bashkëbiseduesit tanë pohojnë se perspektiva para Bullgarisë si destinacion turistik është optimiste, sepse është ndër shtetet me masa efektive të parandalimit kundër koronavirusit”, tha Angellkova.
Në bisedimet e saj me turoperatorët prijës nga këto vende ata kanë deklaruar se planifikojnë programet e tyre për fluturime çarter deri në Bullgari për fundin e qershorit dhe fillimin e korrikut 2020.
“Jemi përqendruar mbi turistët bullgarë dhe ata nga vendet fqinje dhe kuptohet mbi miqtë nga tregjet kryesore turistike për Bullgarinë në BE, të cilat kanë situata analogjike epidemiologjike”, shtoi Angellkova.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..