Kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë: Koronavirusi uli infektivitetin e vet
“Koronavirusi ka ulur infektivitetin e vet. Regjistrohen gjithnjë e më shumë raste pozitive të Covid-19 pa simptoma të rënda”. Këtë e tha në intervistë për BNR inspektori i përgjithshëm shtetëror i shëndetësisë prof. asoc. Angell Kunçe. Ai shpjegoi se numri i të infektuarve të rinj do të jetë vendimtar për vendimet eventuale të ardhshme të lidhura me masa më të ashpra kufizuese dhe parandaluese. Përpjekjet e autoriteteve përgjegjëse tani për tani janë përqendruar mbi 5-6 vatrat e reja aktive të sëmundjes.
Numër rekord i të konfirmuarve me Covid-19 – 104 për 24 orë
Për 24 orët e fundit prej 2308 testimeve të bëra për Covid-19 në Bullgari, 104 persona kanë rezultuar pozitivë. Këtë e tregojnë të dhënat e reja të Sistemit Informativ Kombëtar. Ky është numri më i madh i regjistruar për 24 orë në vend që nga fillimi i epidemisë. Dje qeveria shpalli se po të ketë tri ditë radhazi me më shumë se 100 raste të reja, do të ndërmerren masa më të ashpra të parandalimit. Më shumë janë të infektuarit në Smoljan – 41, qytetin e Sofjes – 19 dhe Stara Zagora – 15. Numri i përbashkët i rasteve të regjistruara me koronavirus deri tani është 2993, ato aktive janë 1162. 1664 janë të shëruarit, nuk ka persona të vdekur me Covid-19 për këtë periudhë.
Kryeministri: vendi ynë nuk tejkalon vijën e rrezikut të arsyeshëm
Kryeministri Bojko Borisov tha se pavarësisht se po rritet numri i të infektuarve me Covid-19, vendi ynë tani për tani nuk tejkalon vijën e rrezikut të arsyeshëm. Ai përsëri bëri thirrje për sjellje të përgjegjshme: “Virusi aktualisht nuk është aq i ashpër dhe njerëzit kalojnë sëmundjen relativisht lehtë, por le të tregojmë kujdes për njerëzit e moshuar dhe për ata me sëmundje kronike”.
Nuk janë zbuluar raste të koronavirusit në Plovdiv pas testimeve të zhvilluara
Në Plovdiv nuk ka koronavirus, tregojnë rezultatet e para të testimit që u zhvillua në mes të majit sipas metodës ELISA. Janë testuar rreth 1100 veta. Vetëm në 12 prej 958 testeve janë gjetur antitrupa, por testet e tjera PCR nuk kanë rezultuar me Covid-19. Të ngjashme ishin rezultatet edhe në Bansko një muaj më herët. Megjithëse qyteti ishte vendosur në karantinë, testet e 2500 vetave nuk rezultuan me Covid-19.
Rekord i uljes së importit gjatë prillit për shkak të krizës së Covid-19
Për katër muajit e parë të vitit eksporti bullgar i mallrave është me vlerë 9.2 mlrd euro. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave kjo është 4.8% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Importi është për 9.9 mlrd euro, që gjithashtu është 8.5% ulje. Vetëm gjatë prillit – muaji i parë pas fillimit të krizës së koronavirusit, eksporti ulet 19.5%, ose 1.94 mlrd euro, ndërsa importi -30.8%. Jashtë BE-së partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Turqia, Kina, Britania e Madhe, SHBA-ja, Serbia, Rusia dhe Maqedonia e Veriut, të cilat formojnë 52.8% të eksportit për vende të treta.
Bullgaria do që të rimëkëmbet në mënyrë të bashkërenduar udhëtimi i lirë në BE
Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva mori pjesë në një konferencë video të 13 vendeve kushtuar rimëkëmbjes së udhëtimit të lirë në Evropë. Zaharieva nënvizoi se heqja e kufizimeve në BE duhet të jetë koordinuar në përputhje me Paketën e Komisionit Evropian për turizmin dhe transportin. Bullgaria ka miratuar rregulla të rrepta për siguri në turizëm. Që nga 1 qershori janë mirëseardhur turistët nga 28 shtete-anëtare të BE-së dhe të Hapësirës Shengen, të cilët nuk duhet të vendosen në karantinë 14 ditore. Do t’i mirëpresim edhe shtetasit e akoma 8 vendeve të tjera, për të cilët karantina është e detyrueshme. Zaharieva theksoi se situata në Bullgari në lidhje me përhapjen e koronavirusit është e qëndrueshme dhe aktualisht jemi një nga destinacionet më të sigurta turistike.
Kriza nuk do të prekë shpenzimet e planifikuara ushtarake
Rritja e planifikuar e pagave të ushtarakëve do të mbetet, megjithë krizën e madhe. U bina se ushtria jonë është e përgatitur shumë mirë dhe populli bullgar mund të flejë qetë. Mund të përballojmë situatën nga ana financiare dhe nuk do të ndalojmë projektet e mëdha ushtarake , shkroi në Facebook Bojko Borisov , i cili ishte i pranishëm në qitjet e para eksperimentale me kompleksin “Rubezh”. .
1/5 e bullgarëve mendojnë se Bill Gates është fajtor për pandeminë
Çdo bullgari i pestë mendon se koronavirusi ka lidhje me planet e miliarderit Bill Gates të kontrollojë njerëzit përmes çipeve, të cilat do të vendosen në trupin e njeriut me anë të vaksinës kundër Covid-19. Këtë e tregojnë të dhënat e studimit të zhvilluar nga agjencia “Trend”. Mbi 2,3 mln bullgarë mendojnë se virusi është krijuar në mënyrë artificiale, kurse 1 milion janë të mendimit se ai nuk ekziston dhe është një mashtrim global.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 21°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës kryesisht në rajonet veriperëndimore dhe malore do të ketë shi dhe bubullima. Vranësira me shi do të zhvillohen..
Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash. Operacioni, që zgjati rreth një orë, u realizua me iniciativën e shkrimtarit Mihaill Zaimov dhe..
Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5 shtator, kamerat e sistemit TOL do të transmetojnë të dhëna te Ministria e Brendshme për..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°, në Sofje - 15°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe..
Më shumë se 45 000 hektarë pyje në malin Pirin janë shkatërruar nga zjarret që nga 25 korriku. Ende ka shpërthime lokale në terren, tha për..
Pasagjeri i një miliontë për këtë vit u prit solemnisht në Aeroportin e Varnës. Gerhard Peschke mbërriti me fluturim nga Frankfurti me gruan, dy fëmijët..