Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave punojnë në kuadrin e 600 projekteve me partnerë të huaj, tha kryetari i saj akademiku Julian Revallski në raportin e tij vjetor për 2019-ën. Akademia ka regjistruar 40 patenta dhe 20 modele “know-how”.
Subvencioni shtetëror për vitin 2019 ka qenë 50 mln. euro dhe për herë të parë Akademia ka më shumë të ardhura të veta nga pjesëmarrje në projekte të ndryshme, sesa është subvencioni i saj shtetëror.
“Është shqetësues fakti se ulet numri i doktorantëve në Akademi, tha gjithashtu akademiku Revallski. Brenda 5-6 vjetëve të ardhshme shumë prej nëpunësve tanë do të dalin në pension dhe atëherë nuk do të ketë se kush të vazhdojë punën e tyre” – shpjegoi shefi i Akademisë Bullgare të Shkencave.
.
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e Bullgarisë Jugore. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, ndërsa para mesditës dukshmëria në jug do..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh. Protesta ishte kundër taksës së planifikuar prej 15% mbi pasuritë nëntokësore..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen e tyre në parim për propozimin. Sipas Kënço Stojçev, nënkryetar i Shoqatës së Kapitalit..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA...
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende..