Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vrapuesit përsëri mund të marrin pjesë në Run Around të Clock në Vitosha

Foto: bgathletic.com

Κëtë të shtunë, më 13 qershor, në malin Vitosha në afërsi të Sofjes do të zhvillohet ultramaratona e parë në Bullgari pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme – Run Around të Clock.

Starti është në orën 10.00 në fshatin Klladnica. Çdo një pjesëmarrës në garën e llojit “last man standing” duhet të vrapojë sa më shumë xhiro – çdo një prej tyre nja dy orë në një trase në formë rrethi të gjatë 11.5 km. Një nga çmimet është pjesëmarrja e tyre në Rum Around The Clock Ultra në Burgohondo të Spanjës.

Aktiviteti organizohet me mjete personale të vrapuesit Pirin Gallov, me përkrahjen e organizatorëve të një prej ultramaratonave më të mëdha në Bullgari - Tryavna Ultra - The Spirit of the Balkans, të cilët do të sigurojnë transmetimin e garës në kohë reale.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivet Goranova

Ivet Goranova fitoi turneun më prestigjioz të karatesë

Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..

botuar më 25-04-21 9.53.PD
Foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike

Dy medalje për gjimnastët bullgarë në ditën e fundit të Kupës së Botës në Baku

Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit...

botuar më 25-04-20 4.57.MD
Karlos Nasar

Dy rekorde botërore dhe një titull evropian për peshëngritësin bullgar Karlos Nasar

Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..

botuar më 25-04-20 12.06.MD