“Sipas një miti Orfeu ka lindur në trojet të cilat sot janë populluar me bullgarë. Siç duket ky është fakt dhe jo legjendë, pasi vajzat e tij ende këndojnë atje.”
Këto fjalë gazeta “New York Times” i ka shkruar më1963 – viti, në të cilin ansambli më i madh folklorik bullgar i themeluar nga Filip Kutevi, kaloi përtej Perdes së Hekurt, që të pushtojë me artin e vet kozmik një kontinent të tërësishëm.
Filip Kutev ka lindur më 13 qershor para 117 vitesh. Ai është kompozitor, dirigjent, themelues i ansamblit më të madh bullgar për këngë dhe valle popullore në vitin 1951 dhe udhëheqës i tij deri në vitin 1982, kur u nda nga jeta.
Filip Kutev e ka zhvilluar folklorin bullgar nëpërmjet orkestrimit të këngëve autentike të interpretuara nga kori, duke e përhapur famën e këngëve tona në Evropë, Azi dhe Amerikë.
Sot ansambli e mban emrin e krijuesit të vet, si shenjë respekti ndaj personalitetit, i cili i dhuroi botës këngë si “Është shtrirë Tudora”, “Fluturoi një zog” dhe shumë të tjera.
Ju rikujtojmë intervistën e Radio Bullgarisë me prof. Elena Kuteva – muzikologe, drejtoreshë e ansamblit “Filip Kutev” dhe bija e krijuesit të njohur në artikullin nga arkivi i Radio Bullgarisë: Rilindësi i muzikës dhe i kulturës bullgare – 115 vjet nga lindja e Filip Kutevit.
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..