Që nga 15 deri në 30 qershor në përputhje me urdhëresa të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev mbajtja e maskave, ose e mjeteve të tjera mbrojtëse mbetet e detyrueshme në transportin urban, në objekte me rëndësi publike dhe në ato tregtare, në farmaci dhe spitale. Në të gjitha vendet e tjera publike mbajtja e maskave është e rekomandueshme.
Mbeten në fuqi kërkesat për dezinfektim dhe higjienë të duarve, mospranimi në ambientet e punës të pacientëve me simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, respektimi i distancës prej 1.5 metrash nga personat, të cilët nuk janë nga një familje, puna në distancë atje ku kjo është e mundur.
Pasi pacientët e diagnostikuar me Covid-19 dalin nga spitali ata vendosen në karantinë 14 ditore. Vendimet e lëshuara deri në 15 qershor për izolim të detyrueshëm prej 28 ditësh hiqen me urdhër të drejtorëve të inspektorateve regjionale të shëndetësisë pas skadimit të karantinës 14 ditore dhe në rast një rezultati negativ për Covid-19. Nuk lejohen vizitat në spitale.
Aktivitetet sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllura zhvillohen me plotësim të kapacitetit të vendeve deri në 50% dhe distancë mes spektatorëve të paktën një vend.
Me plotësim të kapacitetit të ambienteve deri në 50% mund të zhvillohen gjithashtu kongrese, konferenca, seminare, ekspozita dhe aktivitete kulturore-argëtuese, përfshi këtu teatrot, koncertet, shfaqjet skenike.Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi..
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të..