Përpjekjet e vendit tonë për ta parandaluar përhapjen e Covid-19 ndër turistët ishin vlerësuar nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve. Objektet turistike te ne do të marrin distinktivë të posaçëm Safe Travels, si shenjë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për pushime të sigurta në vendpushime. Organizata, e cila bashkon përpjekjet e pjesëmarrësve në industrinë turistike, shpalli Turqinë, Bullgarinë, Portugalinë dhe disa vende të tjera të parrezikshme. Kjo do të thotë se nëpunësit e hoteleve në këto vende tashmë janë përgatitur sipas rregullave të reja për higjienë, të cilat duhet respektuar strikt. Gjendja e tyre shëndetësore do të ndiqet nga drejtoria e hotelit dhe organet shëndetësore.
Megjithë njohjen e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve Bullgaria ende nuk mund të presë turistë për shkak të vazhdimit të masave të kufizuara për vende të treta. Mirëpo, turistët nga Serbia dhe Greqia do të mund të pushojnë te ne, në saje të marrëveshjes trepalëshe, sipas së cilës shtetasit e tri vendeve ballkanike mund të kalojnë kufijtë.Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..
Për herë të parë që nga viti 2013. Bullgaria u përfaqësua përsëri me një stendë kombëtare në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi, FERIE FOR..