Kriza me koronavirusin shkaktoi recesionin më të madh në historinë e Bashkimit Evropian. Për shkak të pandemisë pritet se ekonomia evropiane do të shënojë rënie mbi 7% deri në fund të këtij viti.
Përgjigja e Komisionit Evropian është Plani për Rimëkëmbje me vlerë 750 miliarda euro jashtë buxhetit shumëvjeçar të Bashkimit (1,1 trilionë euro). Plani pritet se do të zbatohet deri në fund të vitit 2024, kurse paratë e parashikuara do të sigurohen me anë të borxheve nga tregjet botërore financiare me afat shlyerjeje deri në vitin 2058. Parashikohet se dy e treta prej mjeteve do të ofrohen në formën e granteve, kurse një e treta – si kredi.
Propozimi i prezantuar nga Komisioni më 27 maj do të diskutohet nga të gjitha qeveritë evropiane gjatë qershorit.
“Është koha e përshtatshme për rimendimin e modelit ekonomik evropian dhe prandaj Evropa duhet të bëjë njëkohësisht tranzicion të dyfishtë. Njëri është drejt ekonomisë digjitale dhe digjitalizimit dhe i dyti – drejt ekonomisë së gjelbër, në mënyrë që të jetojmë në një botë më të pastër, sepse kjo ishte dëshira e shtetasve evropianë, e deklaruar në zgjedhjet e fundit”, tha Ilhan Kyuchyuk i cili është eurodeputet nga Lëvizha bullgare për të Drejtat dhe Liritë në grupin “Rinovo Evropën” në komentin e tij të bërë posaçërisht për Radio Bullgarinë.
Sa i përket diskutimit “pro” ose “kundër” granteve, deputeti evropian tha se pas krizës së madhe të shkaktuar nga Covid-19 një pjesë e madhe prej shteteve në BE do të kenë deficit të rëndë dhe kjo paracakton politikën e Komisionit Evropian – të japë mundësi për rimëkëmbje të shteteve me anë të veprimeve më dinamike dhe vendimtare ekonomike.
Ilhan Kyuchyuk nënvizoi se Bullgaria ka humbur mundësinë për të shprehur mendimin e vet cilën politikë preferon – atë të granteve, apo atë të borxheve dhe shtoi:
„Këtu bëhet fjalë për vlera – nëse Bullgaria do të përkrahë pozitën e kancelares Angela Merkel, e cila përkrahu kategorikisht këtë plan, bashkë me Francën, me idenë që të arrijmë një rimëkëmbje sa më efektive dhe që Evropa ta mos humbë brezin tjetër, apo do të zërë pozitën e Viktor Orbanit, i cili nga pikëpamja e vlerave e tërheq mbrapa Evropën. Dhe në të vërtetë, po të shikojmë problemin dhe përmes prizmit të buxhetit dhe financave, kryesorja përsëri mbetet se ku dëshirojmë ta çojmë Evropën dhe cilat vlera ajo do t’i parapëlqejë”.
Bullgaria është ndër vendet më të prekura nga kriza dhe sipas shpërndarjes paraprake të mjeteve, ajo mund të marrë 15 miliardë euro. Sipas fjalëve të eurodeputetit momenti është shumë i favorshëm dhe Bullgaria duhet të bëjë kështu që brezat e ardhshëm të mos zgjedhin rrugën e emigrimit në drejtim të Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por të mbeten në atdhe.
“Në të vërtettë erdhi momenti, kur Evropa duhet t’i përgjigjet pyetjes në se dëshiron të jetë një bashkim të 27 vendeve, në se është gati të realizojë në praktikë një politikë të përkrahjes së të gjitha vendeve-anëtare, apo do të mbetet një bashkim të paqëndrueshëm të kombësive të ndryshme, në të cilin në çdo krizë tjetër çdo një shtet do të kërkojë gjithnjë e më shumë nga Brukseli dhe në të njëjtën kohë mundësitë e Brukselit për të dhënë do të bëhen gjithnjë e më të pakta – nënvizoi Ilhan Kyuchyuk dhe përfundoi: “Kriza jep mundësi për rifillim politik dhe ekonomik të projektit evropian, problemi është në këtë në se Bashkimi do të arrijë ta përdorë këtë mundësi”.
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaKryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..